Para

Ibrahimaj: Rritja e pagave nuk fuqizohet as për majin. Na duhet më shumë kohë

Nga Gazeta 'SI' - Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot se rritja e pagave nuk do të hyjë në fuqi as për muajin maj, ndonëse është miratuar.

Në një konferencë për mediat, ministrja tha se qeverisë i duhet pak më shumë kohë për të jetëzuar reformën.

 “Miratuam tetë vendime të Këshillit të Ministrave por patën diskutime. Do të marrim pak më shumë kohë, duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës që preken nga këto vendime dhe mbi 130 mijë të punësuar, pagat e të cilëve u miratuan që në prill, zbardhja e vendimeve merr një kohë më të gjatë. Kjo është edhe arsyeja që për të qenë më koherent dhe për të shkaktuar sa më pak vonesa në marrjen e pagave, iu kemi kërkuar të gjithë institucioneve buxhetore që të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që pagat e majit, në fazën e parë të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma. Disa prej institucioneve që preken nga ligji që kaloi në parlament, ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin maj dhe me zbardhjen e vendimeve, do të përfshijmë për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për prillin dhe majin”, deklaroi ajo.

Ministrja tha se rritja e pagave nuk do të ketë ndikim në inflacion. Më tej, ajo shtoi se do të vazhdojë edhe indeksimi i pensioneve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë