Ekonomi

Ministrja Denaj i përgjigjet Moneyval me “Forcën e Ligjit

Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se “Operacioni Forca e Ligjit është shembulli i Qeverisë që ka filluar punën për të luftuar e bllokuar pasuritë e krimit të organizuar në Shqipëri.

Reagimi i ministres mbërriti pas njoftimit të Moneyval që e rivendosi Shqipërinë në atë që njihet si zona gri, ose nën regjimin e mbikëqyrjes së kujdesshme për zbatimin e rekomandimeve për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

“Shqipëria ka shënuar progres duke u ngritur në vlerësim për 6 rekomandime. Deri më tani janë 65 milionë euro të sekuestruara nga pasuritë e bllokuara. Po ashtu ka dhe një rritja në mënyrë domethënëse e konfiskimeve për bllokimin e pasurive të krimit. Operacioni Forca e Ligjit është shembull i qeverisë se puna ka filluar. Kemi angazhim të ndërsjellë për hetimet. Në vend ka filluar puna për krijimin e dy regjistrave për pronat. Në këtë proces kanë kaluar dhe vendet e tjetra të rajonit si Serbia, Bosnjë Hercegovina”, deklaroi Denaj.

Ministrja tha se Shqipëria do të vazhdojë të punojë me planin e hartuar me Moneyval në raportin e përbashkët të vlerësimit për të luftuar pastrimin e parave. Plani, thotë Denaj, adreson edhe shqetësimin e Moneyval për një analizë shtesë dhe më të thelluar për këtë fenomen, përmirësimin e trajtimit në kohë të kërkesave juridike; Krijimin e mekanizmave dhe zbulimin e aktiviteteve të tilla kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë