Sociale

Ministria e Shëndetësisë: 207 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë të prekur nga Covid-19, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 - 87 vjeç.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se janë kryer 2698 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 207 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.
"Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar," shpjegohet më tej në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   19514
Fier      2295
Durrës  1160
Gjirokastër  1114
Shkodër  931
Korçë   718
Vlorë     533
Dibër    340
Kukës    294
Elbasan  204
Lezhë     44
Berat    40


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë