Ekonomi

Ministria e Mjedisit jep lejen për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Projekti i ndërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës ka marrë miratimin nga Ministria e Mjedisit për vlerësimin në mjedis. Projekti me autoritet kontraktor Hekurudhën Shqiptare ka siguruar dokumentin si një hap më pranë realizimit praktik të tij.

Leja është dhënë për linjën hekurudhore Durrës-Tiranë, terminalin publik të transportit dhe linjën e re për Aeroportin Nënë Tereza.

Rigjallërimi i hekurudhës në Shqipëri vjen nga financimi me 36.9 milionë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 35.5 milionë euro nga  Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe pjesa tjetër nga qeveria shqiptare.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Agjendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë