Sociale

Ministria e Arsimit- PD-së për orët shtesë: 14 mijë mësues përfituan për muajin shtator

Ministria e Arsimit i është përgjigjur Partisë Demokratike e cila ditën e djeshme (të dielën) me anë të ish-deputetes Albana Vokshi denoncoi vjedhjen e pagesave të orëve shtesë të mësuesve.

Sipas njoftimit zyrtar, MASR thekson se për muajin shtator janë 14 mijë mësues që kanë përfituar nga orët shtesë por ka 3 raste se si përllogaritet pagesa.

Në rastin e parë sipas Ministrisë, kur mësuesi kryen 270 minuta shtesë për orë 45 minutëshe dhe dalin 6 orë shtesë. Tek e dyta, kur dalin 300 minuta për orë 45 minutëshe, dalin 7 orë shtesë, kurse tek e treta 100 minuta për orë 45 minutëshe, dalin dy orë shtesë plus pesë orë për klasë kujdestari llogaritet në 7 orë.

Ish deputetja e PD-së Vokshi, një ditë më parë do të tregonte tre shembuj se si mësuesit kryenin më shumë orë shtesë por nuk paguheshin për shumicat prej tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë