Sociale

Ministria e Arsimit: Do të xhirohen orët online për çdo rast

Ministria e Arsimit ka deklaruar se në vitin e ri shkollor do të ketë disa version për mësimdhënie. Në një postim në rrjetin social "Facebook" ministrja Besa Shahini ka deklaruar se  po xhirohen orët e mësimit që do të transmetohen në RTSH shkolla nëse do të duhet që mësimi të zhvillohet online dhe nuk do jetë e mundur që fëmijët të shkojnë në shkolla.

"Puna e mësuesve tanë të përkushtuar për xhirimin e orëve mësimore për RTSH Shkolla po vazhdon”, shprehet Shahini. Ministrja theksoi gjithashtu  se orët mësimore që do të zhvillohen në shkollë, paralelisht do të zhvillohen edhe në RTSH Shkolla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë