Sociale

Ministri Peleshi: Gjendja e ushtarit të plagosur është e qëndrueshme

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas një vizite në Spitalin e Gjirokastrës, me një postim në rrjetin social Facebook ka treguar se gjendja e Edlir Goxhaj, ushtarit të asfiksuar nga tymi, është e qëndrueshme dhe se ai vazhdon të jetë nën vëzhgimin e mjkëve të Spitalit të Gjirokastrës.

“Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve.

Shërim të shpejtë Edlir!”, shkruan Peleshi.

Ushtari i forcave të armatosura u asfiksua ndërkohë që përpiqej të shuante flakët në fshatin Krinë, Njësia Administrative Antigone, Bashkia Gjirokastër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë