Politike

Ministri i Jashtëm austriak në Tiranë: Mbështesim çeljen e negociatave

Ndërkohë që e gjithë skena politike shqiptare vlon për shkak të afatit për miratimin e Reformës Zgjedhore, në Shqipëri kanë  mbërritur Ministri i Jashtëm austriak , Alexander Schallenberg dhe Ministrja e Shtetit për Kushtetutën dhe Bashkimin Europian, Karoline Edtstadler

Ata janë pritur në një vizitë zyrtare nga Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë.

Në një reagim në Facebook lidhur me takimin, Cakaj u shpreh se ministrat mbështeten hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Cakaj shkruan se ministrat vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që gëzojnë dy vendet dhe bashkëpunimin shumë të vyer në organizata ndërkombëtare.

“Austria ka mbështetur fuqimisht çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Kryesinë e OSBE-së nga ana e Shqipërisë për vitin 2020 dhe sot dy ministrat austriakë konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023.”- theksoi Kreu i Diplomacisë së Shqipërisë Cakaj në reagimin e tij.

Gjatë vizitës zyrtare, dy ministrat austriakë dhuruan edhe një sasi të konsiderueshme pakosh humanitare e pajisjesh mjekësore, për të lehtësuar përballimin e pasojave të COVID-19 në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë