Politike

Ministri Çuçi: Më 6 dhjetor siguri për samitin dhe protestën, por jashtë ‘zonës së kuqe’

Gazeta Si - Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, deklaroi se Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar jo vetëm samitin e BE-Ballkani Perëndimor, por dhe për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.

Por ashtu siç deklaroi edhe drejtori Muhamet Rrumbullkau, protesta do të mbahet me një kusht. Ajo do të jetë jashtë zonës së kuqe, zonës së perimetrit të sigurisë që Policia e Shtetit ka caktuar dhe që do të hyjë në fuqi në orën 14:00 të 5 dhjetorit dhe do të qëndrojë deri në momentin kur të gjithë liderët ndërkombëtarë të largohen nga Shqipëria.

“Ju garantoj se çdo gjë do të shkojë mirë. Sidomos për të garantuar edhe zhvillimin e protestës. Asnjëherë nuk kemi qenë kundër protestave. Gjithmonë kemi garantuar të drejtën e festës, por këtë radhë ka zonë të kuqe ku nukmund të protestohet por jashtë kësaj zone”, - tha Çuçi pas një takimi me kreun e policisë së Shtetit.

Çuçi tha se kjo është ngjarja diplomatike më e madhe që ndodh në Tiranë. “Ju garantoj që cdo gjë do të shkojë më së miri. Jemi plotësisht të përgatitur tamam si një vend europian”, deklaroi Çuçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë