Politike

Mima: Qeveria e PD nuk do dalë nga çunat problematike, ky është parakushti

Florion Mima ka bërë një përmbledhje të politikave ekonomike të qeverisë “Rama”, qyshse erdhën në pushtet.  

“Në fillim rrisin çmimin e energjisë për popullin, pastaj me radhë të gjitha taksat e tatimet, ndalojnë fermerët të shesin majdanoz e rigon pa kasë; dhunojnë të mjerët që rrëmojnë për kanaçe në plehra; akuzojnë paraardhësit, pa një dokument, për gropë në financat publike dhe marrin  ca qindra milionë euro borxhe; prezantojnë gjoba qindra milionëshe për moslëshim kuponi; rrisin kontributet por as nuk indeksojnë e jo më të rrisin pensionet; heqin TVSH për biznesin e vogël me arsyetimin se do luftojë informalitetin, më pas e vendosin me arsyetimin se do luftojë informalitetin...”, shkruan ish deputeti i PD, Florion Mima në Facebook.

Mima thekson se vetëm një qeverisje e re mund ta sjellë vendin në normalitet, por pa u futur në detaje

“Me një qeverisje normale, shërbëtore të njerëzve. Me një qeveri që del nga zgjedhjet e njerëzve dhe jo që paracaktohet nga çunat problematike. Ky është parakushti, të tjerat kane nevojë për llërë të përveshura dhe për të kundërtën e asaj që ka ndodhur në këta 8 vjet: qartësi kirurgjikale për të sjelle ekonominë e njerëzve të thjeshtë në binare, duke lënë gjullurdinë rrumpallhane të pleqërojë në dreqninë e vet, sigurisht, atje ku populli t’ia caktoje vendin e dreqnimit”!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë