Miliona peshq të ngordhur kanë mbushur pjesën më të madhe të një lumi në Australinë juglindore, i cili po goditet nga një valë e fortë të nxehti. Hera e tretë që nga viti 2018 që një fenomen i tillë është parë në zonë.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë varkat që lundrojnë përmes një shtrese peshqish të ngordhur që e bën sipërfaqen e ujit pothuajse të padukshme.


Sipas pushtetit vendor, popullsia e peshqve në lumë ishte rritur ndjeshëm pas përmbytjeve të fundit, por më pas ujërat janë zvogëluar.

“Ngordhja e këtyre peshqve lidhet me nivelin e ulët të oksigjenit në ujë (hipoksi), për shkak se ujërat e përmbytjeve po tërhiqen”, thuhet në një deklaratë nga qeveria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.