Ekonomi

Miliona firma kineze në kolaps nëse bankat nuk veprojnë

Brigita, drejtoreshë e një prej firmave që shesin produkte, ndër më të mëdhatë në Kinë nuk po di më se çtë bëj. 100 prej dyqaneve të firmës janë mbyllur prej një muaji nga koronavirusit, rezervat e tyre po nisin të shterojnë dhe bankat po hezitojnë të shtyjnë afatet e huave prej miliarda yuan të kredive të firmave që mbarojnë gjatë muajve të ardhshëm.

“Nëse nuk i paguajmë huatë situata do të jetë shumë e keqe për firmën”, shprehet Brigita kompania e së cilës ka 10,000 punonjës dhe shet firma të makinave për shtresën e mesme dhe atë të pasur. Ajo kërkoi që mos i publikohej mbiemri dhe firma e saj të mos identifikohet sepse nuk është e autorizuar t’i flasë shtypit.

Në pjesën më të madhe ekonomia kineze ka ndaluar, e kjo si rrjedhojë e shpërthimit të koronavirusit, një epidemi që ka infektuar më shumë se 75,000 njerëz. Miliona kompani po përpiqen “të qëndrojnë të gjalla” në një garë kundër kohës.

Një studim i ndërmarrjeve kineze të vogla dhe të mesme, të kryera këtë muaj, tregoi se një e treta e të anketuarve kishin para të mjaftueshme vetëm për të mbuluar shpenzime fikse për një muaj, me një të tretën tjetër që i mbaronin të ardhurat brenda dy muajve.

Ndërsa qeveria e Kinës ka ulur normat e interesit, ka urdhëruar bankat të zgjasin afatet e shlyerjeve të kredive, të rritet numri i kredive për bizneset në nevojë si dhe po ndihmon kompanitë që të rifillojnë operimet. Por, shumë prej bizneseve private të vendit thonë se nuk kanë qenë në gjendje të aksesojnë fondet e nevojshme për të përmbushur afatet e ardhshme për pagesat e borxhit dhe pagave të punonjësve. Pa më shumë mbështetje financiare ose një përmirësim të papritur në ekonominë e Kinës, disa firma mund të duhet të mbyllen për mirë.      

“Nëse Kina nuk arrin t’i përmbajë e izolojë mirë rastet e koronavirusit, unë pres shumë firma të vogla kineze të falimentojnë”, shprehet Lv Changshun një analist për firmën e menaxhimit dhe konsultimeve në Pekin, “Zhonghe Yingtai Management Consultant”.

Pavarësisht faktit se bizneset private zenë 60% të  ekonomisë kineze dhe 80% të punësuarve në Kinë, ato gjithnjë kanë hasur vështirësi në kërkesat për fonde gjatë periudhave të krizave ekonomike e gjëndjeve në vështirësi ekonomike. Rreth 2/3 e 80 milionë bizneseve të vogla nuk kanë pasur mundësi në aksesimin e fondeve të kredive të vitit 2018 sipas Institutit Kombëtar të Kinës për Financim dhe Zhvillim.

Presidenti Xi Jinping gjatë fundjavës premtoi një fokusim më të madh në rigjallërimin e ekonomisë, me masa fiskale më proaktive, me nxitje projektesh konstruksioni dhe nxitje të njësive komerciale të huadhënies për t’i ndihmuar bizneset e vogla në dhënien e kredive gjatë kësaj periudhe recesioni.

Mbështetja nga gjigantët bankarë në përgjigje të shpërthimit të koronavirusit ndaj bizneseve gjer tashmë ka qënë e pjesshme, madje ka qënë e dedikuar më së shumti në luftimin e drejtpërdrejtë të virusit. Banka Komerciale dhe Inustriale e Kinës huadhënësi më i madh i ka ofruar lehtësim rreth 5% të bizneseve të vegjël.

Një nga zonat e pazarit, dikur më të frekuentuara në Pekin
Foto: Kevin Frayer, Bloomberg

Në një pyetësor me email nga Bloomberg News, ICBC ka thënë se ka alokuar rreth 5.4 miliardë yuan kinezë për të ndihmuar kompanitë në luftimin e virusit. “Ne i aprovojmë aplikimet e kredive të bizneseve të vogla sapo ato mbërrijnë”, është shprehur banka.

Sipas shoqatës së bankave, në total bankat kineze së bashku me huadhënës të huaj si Citigroup kanë ofruar rreth 794 miliardë yuan kredi lidhur me përpjekjet e bizneseve për të realizuar kontrrolle për virusin, për t’i pajisur punonjësit me masa mbrojtëse si dhe për të dezifektuar rregullisht mjediset e punës.

Kërkesat e rrepta dhe listimet kufizojnë ata që dëshirojnë të aksesojë kreditë speciale të dhëna nga Banka Qëndrore për probleme biznesi lidhur me koronavirusin, ndërsa qeveritë lokale dhe bankat e nivelit të dytë kanë vënë limite mbi shumat që mund të merren, sipas disa njerëzve të familjarizuar me këtë çështje. Një bankier përgjegjës për kreditë tregon se firma në të cilën ai punon ka hapur korsi të shpejta për të lehtësuar shitjen e huave nëse aplikantët vërtetojnë që të paktën 10% e kësaj huaje do të vete për të luftuar koronavirusin dhe efektet e saj.

Por kjo sjell pak ndihmë për firmën e Brigitës që shet makina. Firma e saj i detyrohet më shume se 12 bankave, por gjer tani ka arritur në marrveshje veçse me disa banka për zgjatjen e afateve të shlyerjeve të huave. Për momentin firma e Brigitës po fokusohet në dhënien e rrogave.

Shumë prej bizneseve në Kinë mezi po mbaheshin në këmbë përpara se të godiste koronavirusi e lufta tregtare me SHBA-në. Kjo e ka çuar rritjen e konomike në Kinë në pikën më të ulët gjatë këtij 30-vjeçari.

Më të rrezikuara janë industria e hotelerive, restoranteve, agjensive të udhëtimeve, linjave të fluturimeve e qëndrave komerciale sipas agjensisë së statistikave dhe vlerësimeve “Lianhe Rating”

Yang një menaxher i pronave të patundshme është shprehur se një klient i tij që ka me qera një hotel me 150 dhoma në një qëndër komerciale, që zakonisht është plot me klientë, ka kërkuar për shtyerje të qerasë pasi biznesi tij këtë periudhë thuajse nuk ka gjeneruar fare të ardhura. Po kështu sipas Yang dhe shumë klientë të tjerë që operojnë në sektorin e apartamenteve me qera për turistët kanë kërkuar për shtyerje dhe ndihmë në lidhje me pagesat e qerave.

Një zëdhënës i një firme ndërtimi në provincën Anhui ka thënë se firmës së tij po i refuzohen kërkesa për kredi në lidhje me koronavirusin si rrjedhojë e kredive ekzistuese që ka firma. Firmës i kanë rënë shitjet e kjo ka çuar në mosbesimin e bankave në dhënien e kredive. Sipas zëdhënësit firma mund të mbijetojë dhe 4 muaj maksimumi pa burime të ardhurash.

Bankat për vete gjithashtu janë në gjëndje të keqe dhe shumë prejt tyre janë të nënfinancuara si rrjedhojë e numrit rekord të dështimeve në shpagimin e kredive gjatë këtyre dy viteve. Firma e vlerësimeve S&P Global ka bërë me dije se nëse kjo situatë emergjente vazhdon akoma kjo mund të çojë në raportin e kredive të këqija në sistemin bankiar të trefishohet e të vete në 6.3% (rreth 5.6 trilionë yuan)

Po në këtë situatë të keqe është shprehur pronari Wu Hai për rrjetin e tij zinxhir të karaokeve bar. Ai disponon më shumë se 100 karaoke bar “Mei KTV”  të shpërndara në Kinë. Z. Hai thotë se bankat nuk i ofrojnë nga kreditë speciale për të cilat shteti i ka shtyrë që t’i u japin bizneseve e kjo sepse ai nuk ka kolateral e të ardhura të mjaftueshme.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë