Prodhuesi amerikan i lodrave Mattel ka krijuar një kukull Barbie për artisten fituese të çmimit Grammy, Miley Cyrus.
Kukulla e Cyrus “feston tingullin transformues dhe gjurmën kulturore që ajo ka lënë si muzikante, aktore dhe avokate e shprehjes së vetvetes”, sipas një deklarate për shtyp nga Mattel.
Barbie e re është dizenjuar me shumë kujdes nga Javi Meabe për t’iu përshtatur sa më shumë Miley Cyrus në videoklipin e saj muzikor ‘Golden Burning Sun’.
“Barbie përfaqëson një ëndërr timen personale”, shkroi Cyrus në Instagram.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje