Futboll

Milani tenton kolumbianin Luis Muriel, ideja e fundit për forcimin e sulmit

Milani ka si përparësi në merkato gjetjen e një mbrojtësi, pas dëmtimit të Kjaerit, ku Botman duket më pranë skuadrës së Piolit, por klubi kuqezi po sheh edhe mundësinë për të forcuar sulmin.

Dhe ideja e fundit është Luis Muriel i Atalantës. Skuadra e Gjimshitit sapo ka blerë Bogën nga Sasuolo dhe kështu hapësirat për kolumbianin do të pakësohen. Deri tani Muriel ka luajtur në 14 ndeshje me Atalantën. Milani ka tentuar ta marrë në 2019-ën dhe do të provojë sërish në janar për këtë sulmues.

Muriel me fanellën e Atalantës. Gazeta Si, 27 dhjetor 2021

Nuk do të jetë e lehtë, duke ditur që Atalanta është një rivale direkt e Milanit, por në një situatë të tillë luan rol vendimtar oferta financiare. Milani ka pasur probleme me sulmin për shkak të dëmtimeve të shumta dhe drejtuesit e tij po përpiqen ta fuqizojnë edhe këtë repart.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë