Gazeta Si – Lacio fiton bindshëm në ‘Olimpico’ ndaj Milanit, 4-0. Një disfatë e rëndë për skuadrën e Piolit, që sheh Napolin t’i largohet edhe më shumë në kreun e klasifikimit.
Milinkoviç-Saviç hapi serinë e golave për Lacion, më pas shënuan edhe Xakanji, Luis Alberto me penallti dhe Felipe Anderson. Skuadra e Elseid Hysajt, titullar në këtë ndeshje, barazon Interin në vend të tretë, me 37 pikë.
Milani duket se e ka humbur plotësisht orientimin dhe në ndeshjen e javës së 19-të ka pësuar një humbje të thellë, që certifikon krizën e kuqezinjve, edhe pse qëndrojnë ende në vend të dytë.
Lacio e zhbllokoi rezultatin pas vetëm 4 minutash me Milinkoviç-Saviç. Në të 38-ën erdhi dyfishimi me Xakanjin. Edhe në pjesën e dytë muzika nuk ndryshoi. Luis Alberto sigloi ‘trisin’ me një penallti dhe pastaj Felipe Anderson kompletoi ‘poker’-in, duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes së Milanit.

Napoli kryesues tashmë është + 12 nga kuqezinjtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.