Futboll

Milani gati për festën e titullit, Interi pret dhuratën e fatit

Gazeta Si - E diela e madhe e titullit. Sot Italia dhe Anglia shpallin kampionët e sezonit 2021-2022. Në frymën e fundit. Milani është gati për festën e titullit, ndërsa Interi shpreson.

Kuqezinjve të Piolit u mjafton një pikë në fushën e Sasuolos për të shpërthyer më pas festën e titullit. Do të ishte trofeu i 19-të për këtë skuadër, aq sa ka edhe Interi. Milani ëhstë 83 pikë, Inter 81.

Nga nje derbi mes Milanit dhe Interit. Gazeta Si, 22 maj 2022

Në anën tjetër, zikaltrit do të përpiqen të mbyllin sa më parë ndeshjen me Sampdorian. Më pas mund të presin ndonjë dhuratë të fatit nga ‘Mapei Stadium’. Milano mban frymën, me dilemën për festën e titullit kuqezi apo zikaltër?

E sigurt është se titulli do të qëndrojë në Milano. Por vetëm një pjesë e këtij qyteti do të flejë e lumtur. Luhen sot 90 minutat e fundit të Serisë A, të cilët do të kurorëzojnë ekipin kampion të Italisë.

Mungojnë 152 kilometra, ato që ka bërë Milani për të shkuar në Rexhio Emilia. Tifozët kanë bërë gati shampanjën për festën e titullit. Kuqezinjtë kanë avantazhin që shpallen kampionë edhe me një barazim, por futbolli ka edhe kapriço.

Për të shmangur ankesat për temperaturat e larta, u vendos që dy ndeshjet e titullit të luhen në orën 18:00. Ankthi është i madh. Pioli ka besim të madh se djemtë e tij do ta meritojnë titullin. Ai nuk e mendon një tragjedi.

Për avantazhin e Milanit, 2 pikë para, janë të ndërgjegjshëm edhe tek Interi. Por ka një fije shprese dhe ajo nuk mund të injorohet. Vetëm se fati i zikaltërve nuk varet vetëm prej tyre.

Për festën e titullit janë përgatitur sot edhe në Angli. Mançester Siti, apo liverpuli? Skuadra e Guardiolës është përpara 1 pikë dhe mjafton të mundë Aston Vilën. Liverpuli pret Volverhemptonin dhe kanë një shpresë të vogël. ‘Qytetarët’ janë më afër titullit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë