Futboll

Milani ‘fluturon’ me super Leao dhe Maignan, derbi i parë është kuqezi

Gazeta Si – Derbi i parë sezonal shkon për Milanin. Kuqezinjtë tregojnë vlerat e tyre si kampionë dhe përmbysin rivalët nga 0-1 në 3-2. Goli i Brozoviçit u neutralizua nga dopieta e Leaos dhe goditja e Zhiru. Interi shkurtoi me Xhekon, por nuk mjaftoi.

Leao feston me Tonalin golin e pare. Gazeta Si, 3 shtator 2022

Milani i Stefano Piolit feston pas derbit të parë të Madoninës. Një fitore me përmbysje, ashtu si në derbin e kthimit të sezonit të shkuar në mars.

Këtë herë kanë vendosur një dygolësh i Leaos në të 29-ën, - pas një topi të humbur nga Çalhanoglu – dhe të 60-ën, pas një depërtimi të bukur në zonë. Mes këtyre golave është i zakonshmi Zhiru, me një devijim të saktë në të 54-ën.

Shifrat u zhbllokuan nga Brozoviç në minutën e 21-të. Përballë portierit Maignan kroati nuk nuk gaboi. Vetëm për statistika goli i dytë i Interit me Xhekon.

Përveç Leaos, i cili shfaqi gjithë klasin e tij, vendimtar në suksesin e Milanit ishte edhe portieri francez. Ajo ndaj Çalhanoglu mund të jetë pritja e vitit.

Milani nuk fitonte dy herë radhazi në derbi që prej vitit 2011, kur në stol ishte Masimiliano Alegri. Kuqezinjtë rimarrin kryesimin me 11 pikë pas 5 ndeshjesh. Interi pëson humbjen e dytë në po kaq javë.

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, nu luajti asnjë minutë në këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë