Futboll

Milani fiton miqësoren në Prishtinë, por pa tifozë

Për herë të parë, pas shumë vitesh pritje në Prishtinë zbriti një ekip i përmasave botërore si Milani. Klubi italian luajti sonte në mbrëmje përballë kampionëve të Kosovës, Feronikeli në një sfidë miqësore. 2-0 mbaroi kjo përballje, por rezultati i saj ishte ai që kishte më pak rëndësi.

Ndeshja miqesore Feronikeli - Milan ne stadiumin "Fadil Vokrri" ne Prishtine - Gazeta Si, 10 gusht 2019

Tifozët kosovar që e kishin pritur prej vitesh një ekip të tillë të luante në kryeqytetin kosovar, por befasuan sonte, pasi në shkallët e “Fadil Vokrrit”, kishte një numër të vogël tifozësh. Sigurisht ai në Prishtinë  nuk ishte Milani i madh i 7 championsve apo i lojtarëve si Maldini, Shevshenko, Kaka apo Pirlo dhe më të mirët që mund të argëtonin në fushë ishin Piatek, Suso, apo edhe Leao. Ndryshe nga sa ndodhte 10 vite më parë në “Qemal Stafa” kur Milani i madh me Pirlo, Ronaldinjo, Kaka dhe Bekam mbushte stadiumin, këtë herë panorama në Prishtinë ishte krejt ndryshe.

Lojtaret e Milanit festojne golin e pare te ndeshjes miqesore - Gazeta Si, 10 gusht 2019

Ndeshja e trumbetuar shumë nga mediet në Kosovë, por edhe ato në Itali ishte zhgënjyese për panoramën që prodhoi stadiumi bosh, por niveli i lojës nuk ishte aq keq. Kampionia e Kosovës, Feronikeli u përball me dinjitet përballë milanezëve, të cilët pas shënuan me Suson dhe Borinin filluan të eksperimentojnë me mendjen te starti i kampionatin që vjen shpejt, vetëm pas dy javësh.

Paulo Maldini, Franko Barezi, Dainele Masaro - Gazeta Si, 10 gusht 2019

Përballja miqësore Feronikeli-Milan pati një entuziazëm më të madh para fillimit të saj dhe shkaku ishte një emër i vetëm. Paulo Maldini, tashmë në rolin e drejtorit sportiv të Milanit entuziazmoi tifozët në Prishtinë, të cilët duket se biletën e kripur 35 euro e kishin blerë vetëm për një autograf të tij, apo nëse do të kishin fat të shkrepnin edhe ndonjë foto.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë