Ngjarje

Milanezët i rikthehen jetës normale

Njerëzit në qytetin e Milanos menjëherë reaguan kur kuptuan se Italia ishte “pushtuar” nga koronavirusi. Ata nxituan te merrnin dezifektantin e duarve, maskat për fytyrën dhe makaronat. Autoritetet mbyllën shkollat, kinematë dhe ndaluan rreptësisht jetën e natës. Një javë më vonë shumë italianë i janë rikthyer “jetës së ëmbël”
“Pjesa tjetër e botës mendon se ne në Itali kemi një plagë të madhe dhe kjo gjë po krijon një panik të panevojshëm Është e drejtë që të gjithë duan të mbajnë nën kontroll virusin, por është shumë vonë,” tha Lucia Centofanti, 22 vjeç ndërsa pinte një koktej me të dashurin e saj në një bar në lagjen Navigli.
Së bashku me të dashurin e saj, ata janë studentë në universitetin e Pavia dhe erdhën në Milano për një ditë me tren dhe morën metro, ndërsa lëvizin nëpër qytet.
Rreth 2000 njerëz të cilët janë testuar kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin e ri deri më tani në Itali, prej të cilëve 52 kanë vdekur. Autoritete italiane kanë vënën në karantinë 10 qytete në juglindje të Milanos dhe ndaluan konferenca të mëdha në Italinë veriore. Epidemiologët thonë se mënyra e vetme për të zvogëluar shkallën e infeksionit është kufizimi i ndërveprimeve shoqërore sa më shumë që të jetë e mundur.

Në rajonin e Italisë veriore rregullat e përcaktuar nga qeveria për karantinimin dhe për përkujdesjen kanë qenë të pakta dhe milanezët kanë dalë nëpër lokale duke shijuar përsëri aperitivët e tyre të preferuar. Baret në Milano u rikthyen në “jetë” këtë fundjave dhe lokalet e natës qëndruan të hapur deri vonë, gjithashtu edhe mijëra njerëz qëndronin në sportelet e dyqaneve të ndryshme për të marrë ushqim të gatshëm.
Autoritetet rihapën katedralen historike të Milanos, nën presionin e Kishës Katolike, e cila tha se katedralja nuk i mbylli dyert e saj edhe gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore. Për të shmangur grumbullimin, vetëm një numër i kufizuar i njerëzve u lejohet të hyjnë dhe biletat gjenden vetëm në internet. Disa nga muzetë e qytetit gjithashtu rihapën të hënën, normalisht duke kufizuar turmat e njerëzve.
Trafiku i Milanos, mbetet ende më poshtë se normalja dhe pronarët e dyqaneve thonë se shitjet janë rritur shumë. Shumë italianë kanë filluar të kthehen në jetën normale duke anashkaluar masat që ka nxjerrë qeveria për të ndaluar përhapjen e virusit.
“Unë kam qenë jashtë çdo natë këtë javë. Nuk e di nëse ata po ekzagjerojnë gjendjen, por unë nuk kam frikë,” tha Luca Russo, një studente që punon me kohë të pjesshme.

Ky qëndrim i qytetarëve vjen pjesërisht si një produkt i mesazhit të qeverisë italiane se nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar. Fillimisht qeveria mori masa agresive, duke testuar gjerësisht njerëzit. Që nga ajo kohë është përpjekur të theksojë se urgjenca shëndetësorë është nën kontroll dhe ekspertët e shëndetit janë përpjekur të ulin qetësojnë qytetarët.
Kjo gjë tregon edhe qëndrimet e ndryshme që kanë dy kontinente. Në Kinë, një vend që ka përjetuar të tilla epidemish në vend, të vendosësh një maskë në fytyrë konsiderohet si një detyrim shoqëror, por në Itali është konsideruar si një masë paraprake e panevojshme që ushqen panikun. Si në pjesën më të madhe të Evropës, maskat shihen rrallë jashtë spitaleve./The Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë