Futboll

Milan drejt largimit nga San Siro, dëshiron një stadium të ri

Është i vjetër plani i Milanit për të pasur një stadium të ri dhe të vetin. Që nga epoka e presidentit Berluskoni në medie është paraqitur plani për stadiumin e ri në një nga zonat periferike të Milanos. Me ikjen e kinezëve që dolën blof dhe tashmë me dirigjencën e rë nën pronësinë e Fondit Elliot. Gjatë prezantimit të partnershipit të ri të të dyja klubeve, me kompaninë “Bereta” të dy drejtuesit administrativ e klubeve kanë folur për çështjen e stadiumit të ri.

Fillimisht bëhet për një rinovim të impiantit aktual që është në pronësi të bashkisë së Milanos dhe që përdoret nga të dyja ekipet. Një ulje e kapacitetit deri në 60 mijë vende dhe një rritje e shërbimeve të luksit brenda në stadium. Në San Siron e ri do të ketë restorante dhe katering sipas modeleve në stadiumet më të mëdha dhe moderne në Europë. Por ky rinovim gjithmonë bëhet fjalë për në planin afat shkurtër, pasi të dyja klubet kanë të tjera planet. Inter dhe Milan dëshirojnë të kenë stadium të dedikuar dhe një prej dy skuadrave do duhet të zgjedhin se cila do të ndërtojë stadiumin e ri. Zgjedhjen për t’u larguar nga mitiku “San Siro”, duket se e ka bërë klubi kuqezi. Ka qenë vetë presidenti i Milanit, Skaroni i cili ka deklaruar se për klubin e tij do të jetë më e lehtë që të ndërtojë një stadium nga e para se sa të rinovojë aktualin.

Paolo Scaroni

"Nëse marrim parasysh edhe ristrukturimin e San Siros dhe prishjen, të dy opsionet kanë përparësi dhe dobësitë e tyre. Ndoshta është më e lehtë do të ishte për të ndërtuar një stadium të ri se sa për të rinovuar San Siron. Jam i bindur se shumë shpejt ne do të kemi stadiumin më të mirë në botë ".- tha Skaroni.

Por edhe Inter më herët ka pasur planet e tij për të ndërtuar një stadium të vetin. Tashmë duket se zgjedhja është bërë që zikaltërit të qëndrojnë në një San Siro të rinovuar dhe Milan të ndërtojë stadiumin e saj në një tjetër zonë të qytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë