Futboll

Milan, Champions ose më mirë asgjë në Europë

Është pika kritike e kampionatit. Milani edhe këtë sezon është pranë kualifikimit për në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë mungojnë në kompeticion që dikur e komandonin, prej më shumë se 5 vite dhe tani është koha që të rikthehen. Të shtunën e ardhshme do të luhet ndeshja e fundit e kampionatit dhe Milan është në vendin e pestë, një pak se Interi dhe Atalanta. Do të luajnë ndaj SPAL dhe alternativa e vetme është fitorja dhe pastaj të shpresojnë se mos Atalanta apo Inter të gabojnë në hapin final.

Për mediet italiane kjo ndeshje me SPAL është jetike për sezonin e ri, por edhe për projektin që po tentohet të niset. Nuk bëhet fjalë vetëm për prestigj dhe krenari, por mbi të gjitha janë paratë në mes. Janë plot 50 milionë euro që shkojnë në arkat e klubit kuqezi në rast se shkon në grupet e Champions League. Në situatën ku është Milan këtë periudhë, nën një monitorim të rreptë nga UEFA për bilancet, këto para do të ishin si oksigjen dhe do i jepnin më shumë liri pronarëve të “Elliot” dhe drejtuesve që të ndërhynin në merkato për të sjellë në San Siro lojtarë që të bëjnë diferencën.

Në rast se nuk shkon në Champions Milan nuk i vlen të shkojë në Europa League. Nga 50 milionë eurot e Champions, në Europa League zbritet vetëm në 20 milionë euro. Por në këtë situatë dhe duke parë ngarkesën e madhe që paraqesin ndeshjet e Europa League, për Milan do të ishte më e leverdishme që mos të merrte pjesë në këtë kompeticion. Sipas CdS Milan nëse humbet me SPAL, pak shanse ka që të kalohet edhe nga Lacio dhe Torino në renditje dhe kështu është i kualifikuar atomatikisht në grupet e Europa League, por ka dhe një opsion për klubin kuqezi. Ata mund të vendosin të heqin dorë nga Europa League në sezonin që vjen. Kjo është një mundësi e lirë, por ajo që humbiste do të ishte futbolli italian. Në rast se Milan vetëlargohet, nuk do të zëvendësohej dhe Italia mbetej vetëm me dy skuadra në Europa League, Lacio dhe Roma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë