Ka shumë njerëz që për një arsye apo tjetër vendosin të heqin dorë nga rrjetet sociale, dhe një ndër ata, duket se është edhe aktorja Mila Kuins.
Ylli i hollywoodit ka vendosur të heq dorë nga rrjetet sociale, dhe për këtë vendim aktorja 33 vjeçare thotë se Facebook apo rrjetet e tjera sociale, i duken shumë të çuditshme.
“Isha shumë vonë për atë tren. Më kujtohet një herë shoqja ime e dhomës më pati thënë “e di që ekziston Facebook?”. Ndërsa unë nuk dija se çfarë ishte. Njerëzit ngacmojnë njëri tjetrin, kjo është e çuditshme”, ka thënë aktorja amerikanë në një intërvistë për Cosmopolitan.
Ndonëse ajo e admiron mundësinë që rrjetet sociale ju ofrojnë yjeve që të jenë më afër fansave, Mila ka thënë se rrjetet sociale janë të mbushura me zemërim dhe persona që “duan të dëgjohen duke bërtitur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.