Microsoft pritet të njoftojë së shpejti zvogëlimin e stafit, si pjesë e strategjisë së kompanisë për të ulur kostot operative.
Edhe pse numri i të prekurve pritet të jetë më pak se 2.5 % e fuqisë punëtore prej rreth 220 mijë punonjësish, largimet do të prekin mijëra të punësuar, kryesisht në sektorët e shitjeve dhe divizionin e lojërave Xbox.
Sipas burimeve të cituara nga Business Insider, kompania synon t’i njoftojë punonjësit për vendimin gjatë javës së ardhshme, megjithëse afati mund të ndryshojë.
Një pjesë e punonjësve që do të preken nga ky proces do të kenë mundësi të aplikojnë ose të transferohen menjëherë në role të tjera brenda kompanisë.
Nëse konfirmohen, këto largime do të përbëjnë raundin e tretë të madh të reduktimit të stafit në pak më shumë se një vit.
Microsoft largoi rreth 6 mijë punonjës në maj të vitit të kaluar, ndërsa në korrik pasoi një tjetër valë, gjatë së cilës kompania reduktoi stafin me rreth 9 mijë punonjës, ose afro 4% të fuqisë së saj punëtore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje