Ekonomi

Mete në takim me Bankën Botërore: Akses në financë për fermerët dhe ndërmarrjet

Nga Gazeta 'Si'- Ministri i Financave, Ervin Mete në një takim me Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas theksoi se do të zhvillohet aksesi në financë si për fermerët ashtu edhe për ndërmarrjet.

Të dy palët diskutuan rreth instrumenteve alternative të financimit, si edhe mundësitë për zgjidhje inovative për mobilizimin e financave të gjelbra dhe digjitale.

Mete gjithashtu theksoi rëndësinë e zbatimit të programeve të edukimit financiar të përshtatura posaçërisht për fermerët dhe ndërmarrjet pasi përmes tyre synohet rritja e njohurive financiare për të marrë vendime të informuara.

Në takimin mes tyre u diskutua gjithashtu mbi përdorimin e mjeteve dhe instrumenteve të gjelbra, si “bondet e gjelbra” si mundësi financimi për të mbështetur projekte të qëndrueshme në peshkim, pylltari e bujqësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë