Sociale

Meta uron Sulltan Novruzin: Festimet le të kthehen në lutje drejt Zotit

Presidenti Ilir Meta ka uruar festën e Sulltan Novruzit, duke dhënë një mesazh inkurajimi në këto ditë të vështira kur Shqipëria po përballet me koronavirusin ashtu si e gjithë bota.

“Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian!”, shkruan presidenti Meta.

“Së bashku do t’ia dalim”, shkruan kreu i shtetit teksa uron që festimet të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2883497315029856/?type=3&theater

Deri më tani në vendin tonë janë 76 të infektuar, ku 3 prej tyre janë shëruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë