Politike

Meta: Unë e kap demin prej brirësh! Rama të më dalë përballë vetë

Ilir Meta këmbëngul se me hetimin e nisur kundër tij, SPAK është shndërruar në vegël të Edi Ramës dhe thotë se përballë nuk do të ketë vetëm të, por popullin.

“Nuk kam asnjë iluzion se çfarë drejtësie është kjo. Çështjen e drejtësisë do ta zgjidhë populli. Nëse SPAK do që të përdoret politikisht, le të përdoret. Nëse duan t’i vënë përpara popullit, populli do ta zgjidhë këtë punë”, deklaroi nga Jala ish-Presidenti.

“Opozitës i ka ngelur vetëm populli, kjo çështje do të zgjidhet me popullin e lirisë. Një lëvizje e fortë tektonike ka nisur dhe nuk do të ndalet më Do të ketë një ‘pranverë’ shumë më të hershme se prisni ju, edhe dhjetori është larg do të ketë zhvillime. Ramoviçi, ‘The final countdown’, me dil përballë vetë! Unë e kap demin prej brirësh”, tha ai.

Kreu i Partisë së Lirisë thotë se nuk e ka personal shqetësimin mbi këtë hetim të SPAK-ut.

“Shqetësimi im, të drejtat e qytetarëve. Po përdorin institucionet e pavarura kundër ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të Parlamentit. Imagjinoni se cfarë bëjnë me qytetarët e thjeshtë”, thotë ai.

Meta tha se populli duhet të zgjedhë edhe prokurorët e gjyqtarët, ashtu si në SHBA, sipas tij, ndërsa foli për “ndeshje të vërtetë”.

“Tani jemi në një ndeshje të vërtetë dhe unë kam dalë në ballore. Përpjekjet e Edi Ramës dhe lloj teveqelëve, janë histori të gruas së Bilalit”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë