Politike

Meta, të rinjve: Merrni në dorë fatet tuaja, o sot, o kurrë!

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Presidenti Ilir Meta ka një thirrje të fortë për ta.  

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, apeli im për të gjithë ju të rinj e të reja kuq e zi është: Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja dhe të Atdheut tonë!

Është koha të mbroni të ardhmen e Shqipërisë dhe unë besoj në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë!

Koha që zëri juaj të dëgjohet!

Po, Shqipëria do bëhet nga Rinia! Nëse jo ju, kush tjetër?!

O sot, o kurrë!”, shkruan Meta në Facebook, duke shpërndarë për ndjekësit e tij një foto nga protesta studentore e vitit ‘90.

Presidenti nënvizoi se, "sot të rinjtë vijojnë të përballen ende me pengesa, përjashtime, moskuptime dhe zhgënjime të mëdha, që ju kanë detyruar të gjeni forma të ndryshme për t'u arratisur nga ky realitet i papranueshëm, deri edhe në largim masiv nga Atdheu”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë