Politike

Meta: Të gjithë të vendosin maskat…(apel edhe për Kryemadhin)

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje këtë fundjavë që të rriten testimet.

Në kuadër të rritjes së numrit të të infektuarve, Meta ka kërkuar marrjen e katër masave që përfshijnë si qeverinë ashtu edhe njerëzit.   

“Të shtohen testimet.

Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor.

Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë”, shkruan Meta ndërsa bën një apel për qytetarët (përfshi edhe Monika Kryemadhin) që “të gjithë të vendosin maskat”.

E para që nuk e ka bërë këtë gjë deri më tash ka qenë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila në çdo takim me elektoratin apo dalje publike është parë pa maskë.

“Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!”, bën thirrje Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë