Politike

Meta takim me Berishën: Protestat, të domosdoshme. S’kam shqetësim në raport me drejtësinë  

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha pas një orë takimi me Sali Berishën në selinë e PD-së, se protestat janë të pashmangshme.

Ne foto: Ilir Meta duke dale nga selia e PD

“Rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme ku e gjithë shoqëria do të shprehë edhe ndjeshmërinë e saj për këtë situatë të kapjes së shtetit dhe të korrupsionit. Vendimi ynë është përshkallëzim i luftës kundër korrupsionit. Vazhdimi pandërprere i angazhimit tonë për te denoncuara aferën e djegëseve dhe vendosjen e përgjegjësve kryesor të kësaj afere para drejtësisë”  tha ai

I pyetur në lidhje me procesin zgjedhor për kryetar Partie në PD, Meta e injoroi  sa kohë tha se kishte një takim me liderin e PD-së (Sali Berisha).

“Ishte një takim shumë i frytshëm me liderin e PD-së edhe uroj dhe besoj se të gjithë demokratët opozitarët të jenë atje ku duhet në vijën e para të ballafaqimit me këtë regjim” tha ai

Po për thirrjen e Petrit Vasilit në SPAK për lobimin e ish-LSI?

Ne foto: Ilir Meta dhe Petrit Vasili duke dale nga selia e PD

“Asnjëherë nuk do të ketë asnjë lloj shqetësimi në raportet Ilir Metës me drejtësinë, shqetësimi është që afera e inceneratorëve vazhdon. Problemi kryesor është se paratë e qytetarëve digjen lumë nga korrupsioni që ka si garant kryesor edhe kreun e qeverisë. Mos kini asnjë shqetësim përveç shqetësimit që të mbrohen paratë e qytetarëve shqiptare” tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë