Kombetarja

Meta si tifoz kuqezi: Sot më shumë se kurrë të jemi pranë Kombëtares

Mbrëmjen e sotme Kombëtarja shqiptare luan në Elbasan sfidën e gjashtë eliminatore për Kampionatin Europian. Pas humbjes së thellë me Francën atmosfera është disi pesimiste dhe kërkohet mbështetje më shumë se kurrë.

Këtë thirrje e bën edhe kreu i shtetit, Ilir Meta. Në një postim të tij në facebook, Ilir Meta shkruan se momenti i Kombëtares nuk është aspak i mirë, por se është momenti kur duhet ta mbështesim më shumë se kurrë ekipin.

“Nuk kisha në plan të shkoja sot në "Elbasan Arena" për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes.”- shkruan Meta.

Më tej Ilir Meta thekson se është besimplotë në rikthimin e Kombëtares te rezultatet pozitive, duke sjellë në vëmendje edhe disa raste të rezultateve të pabesueshme, siç ishte edhe ai i vitit 2014 i Brazil Gjermani.

“Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7. Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit. Sot në "Elbasan Arena" me Kuqezinjtë!”- thekson Presidenti Ilir Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2476962015683390?xts%5B0%5D=68.ARB_h0TapuOta66JAPwPG6HbPsJXLJIAQsebe9cV-WypDyxPDDcKKpPVQrj1kODl7io-BrkEEx-evEYdfUUfqX6ehDuvl7Bb6ihxqAGlWznTV7s-NW2jd0PNTiVLgiTORxCYZE-QPDrHw3lfiKbuWUfGG0_35S3gx8U8Meb2-buqMTW4AeB-P-DnK_mPkfNuswhAVPdDu7EY50y33AULqubr_RAqQnGskRJuFvQJQKvZhSfQQyuo2TIuVb8hQuYMJ_0HnfODujvTSnRjDoUlCIPRimPmP6GnW2XVSe9Wx0lPlSDa8hXfaxl1IlWv9rCAFA2hkRilUdMOvUiIzXxCWuSraXi8&tn=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë