Politike

Meta shpërndan artikullin e “Si”: Të ndihmohet biznesi

Duke shpërndarë në faqen zyrtare një artikull të publikuar në gazetën “Si” nga Irena Beqiraj, Presidenti Ilir Meta kërkon që krahas përpjekjeve për të kontrolluar pandeminë, nuk duhet harruar mbështetja për biznesin.

“Ndërsa duhet rritur efikasiteti i përpjekjeve për mbajtjen nën kontroll të pandemisë në mënyrë që të mos shkojnë dëm sakrificat e deritanishme, është e qartë se duhen shtuar në mënyrën më përfshirëse dhe pozitive përpjekjet për të mbështetur biznesin për të lehtësuar kostot e mbijetesës dhe vazhdimësisë të tij në këto momente”, shkruan Presidenti.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2923436504369270

Artikulli me titullin “Ulini shpatat ndaj biznesit, ka vetëm një rrugëdalje: Ta ndihmoni atë!”, me autore Irena Beqiraj u publikua nga gazeta “Si” ditën e mërkurë. Duke sjellë masat e vendeve të tjera të prekura nga pandemia, autorja argumentonte në këtë shkrim se “sot moto që po drejton të gjitha vendimmarrjet e qeverive në botë është mbajtja ndezur e motorit të ekonomisë”.

Beqiraj kujton se lufta me virusin është e përkohshme, por humbjet ekonomike që sakrifikohen për hir të kësaj lufte mund të jenë afatgjata. Autorja thotë se biznesi nuk duhet të shihet si “kulak” që duhet të përgjigjet dhe solidarizohet me detyrim dhe se garancia sovrane për kreditim për të paguar punonjësit mund të mos mjaftojë.

“Likujditeti është oksigjen për biznesin, por mushkritë e biznesit janë fitimet ose ndryshe rentabiliteti”, shkruan Beqiraj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë