Drejtësia

Meta shpall hapjen e procedurave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Meta ka njoftuar hapjen e procedurave të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e fundit ka njoftuar mbarimin e mandatit nga ana e Përparim Kalos.

Kështu, presidenti me qëllim plotësimin e “Vakancës së plotë”, me mandat 9-vjeçar që krijohet në Gjykatën Kushtetuese, ka miratuar shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në njoftimi zyrtar, Presidenti i Republikës i bën thirrje të interesuarve që plotësojnë kushtet të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Bëhet fjalë për vendin e Përparim Kalos, i cili zëvendësoi të larguarin parakohe në Gjykatën Kushtetuese, Besnik Imeraj. Kalos i mbaron mandati në datë 8 prill 2022, data kur përfundonte mandati i Besnik Imerajt, i cili dha dorëheqjen në vitin 2018.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka 7 anetarë, nga 9 gjithsej që duhet të ketë. Ata janë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Perparim Kalo, Sonila Bejtja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë