Futboll

Meta në versionin ultras, pushton faqet e medieve sportive britanike

Presidenti Meta ka përfunduar në qendër të vëmendjes së medieve sportive britanike këto dy ditë të fundit. Kreu i shtetit shqiptar gjatë vizitës së tij në samtin e Sarajevës u takua me disa tifozë skocez të Sëlltikut që kishin shkuar në kryeqytetin boshnjak për të mbështetur ekipin e tyre në ndeshjen eliminatore të Ligës së Europës. Në videon e postuar në facebook, Meta shkruante se ishte shumë i kënaqur që u takua me këta tifozë të Sëllitik, ekip ku më herët ka luajtur edhe futbollisti i kombëtares, Rudi Vata.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/447915052425243/

Sëlltik sipas pritshmërive arriti të fitonte 3-1 përballë Sarajevos dhe pas këtij triumfi kanë vërshuar një sërë postimesh në rrjetin social tuiter të skocezëve që e konsideronin Metën një hajmali fatsjellëse. “The Scottish Sun”, “Daily Telegraph”, “MSN”, “Yahoo”, ishin disa nga mediet ndërkombëtare që shkruan për këtë përshëndetje të Metës me tifozët e Sëlltik.

Nuk mungoi edhe reagimi i dytë i Metës, që postoi një foto të tij me bluzën e Sëlltik, duke i uruar tifozët për fitoren me boshnjakët e Sarajevo. Por edhe një gol i Rudi Vatës kur luante me ekipin skocez kompletoi këtë afeksion të ri të presidentit Meta me Sëlltik.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1140261449508697/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë