Presidenti Ilir Meta ka dekoruar në një ceremoni të veçantë me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Ceferin ndodhet në Tiranë si i ftuar nderi në ditën e inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar “Air Albania Stadium”.
“Për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri, pata kënaqësinë të vlerësoja sot Presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, simbolin e krenarisë tonë kombëtare që përcaktoi rrugëtimin dhe identitetin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, shkruan presidenti Meta në “Facebook”.
Numri 1 i institucionit më të lartë të futbollit europian, Aleksandër Ceferin, do të jetë prezent në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Francës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.