Politike

Meta: Mjaft me drejtimin e gabuar, të hapen listat 100%

Duke publikuar një tabelë pjesë e një raporti të INSTAT për numrin e azilantëve shqiptarë në Evropë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shkruan se Shqipëria nuk meriton të renditet si vend azilkërkues në të njëjtën listë vendesh me Sirinë, Afganistanin, Irakun dhe Iranin.

Sipas tij, vendi ka nevojë për drejtimin e duhur dhe për të shkuar aty, pikësëpari volitet zbatimi i marrëveshjes së 5 qershorit, dhe hapja e listave 100%

“Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!”, shkruan Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë