Politike

Meta me ambasadorin britanik: Po minohen mundësitë për dialog

Presidenti lir Meta ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Britanisë Madhe, Duncan Norman.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, Meta e ka falënderuar Ambasadorin Duncan për angazhimin e Tij të përkushtuar dhe vendosmërinë për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore.

Meta ka shprehur angazhimin e Tij për Platformën (Non Paper) e bërë publike me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkoi një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira.

Gjithashtu, kreu i shtetit ka shprehur keqardhjen për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog.

Po ashtu, sipas deklaratës për shtyp, presidenti Meta ka rikonfirmuar mirënjohjen për Britaninë e Madhe për mbështetjen e pakursyer që i ka dhënë Shqipërisë dhe stabilitetit në rajon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë