Politike

Meta, leksione për politikën dhe thirrje për rininë: Tu kthejmë shpresën

Në ditën Ndërkombëtare të Paqes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, citon mesazhet e kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit, për të treguar rëndësinë e porosive që ai ka lënë  për politikën

“Bekuar politikani, thellësisht i vetëdijshëm për rolin e vet! Bekuar politikani, që frymëzon besim; Bekuar politikani, që punon për të mirën e përbashkët e jo për interesin e vet; Bekuar politikani, që e kryen me besnikëri të patundur, detyrën e besuar; Bekuar politikani, që punon për unitetin; Bekuar politikani, që angazhohet për realizimin e ndryshimeve rrënjësore dhe refuzon të quajë të mirë atë që është e keqe; Bekuar politikani, që e dëgjon popullin para, gjatë dhe pas zgjedhjeve; Bekuar politikani, që nuk ka frikë nga e vërteta dhe nga media”, citon Meta.

Më herët,  Presidenti citoi porositë e Papa Françeskut në 6 vjetorin e vizitës së tij në Tiranë

 “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik’.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

‘Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë’, – tha Papa Françesku në Tiranë.

Koha nuk pret më! Të kthejmë shpresën për rininë dhe për të gjithë shqiptarët”, shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë