Politike

Meta: Jeta universitare është goditur përmes vendimesh nga qeveria  

Me fillimin e vitit të ri akademik, kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka deklaruar se jeta universitare është goditur vit pas viti, përmes vendimesh nga qeveria shqiptare.    

“Në një kohë kur vendet Europiane e mbështesin arsimin universitar, kërkimin shkencor, inkurajimin e zgjerimit të profesoratit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa destruktivë për të tkurrur auditoret dhe kontrolluar profesorët...

Të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithçka për lirinë akademike, për uljen e kostove të arsimit universitar dhe rritjen e fondeve, që shkojnë nga buxheti i shtetit për formimin profesional e shkencor të brezit të ri.

Të jemi një aleancë e fortë dhe pa kompromis përballë arrogancës së pushtetit, që i ka bërë të rinjtë dhe studentët të mendojnë më së shumti për emigrimin, e të ringjallim shpresë për një Shqipëri, që i përgjigjet ritmit të ambicieve legjitime të studentëve të saj”, shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë