Politike

Meta frymëzohet nga klerikët: Politika të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimit

Duke marrë shkas nga një urim i përbashkët i përfaqësuesve të komuniteteve fetare në vend me rastin e Kurban Bajramit, Presidenti Ilir Meta apelon se politika ashtu si edhe feja duhet të udhëhiqen nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.

“I lumtur që së bashku me Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe përfaqësuesit e nderuar të komuniteteve ortodokse dhe katolike në vendin tonë, të ndanim me rastin e Kurban Bajramit, në këtë ditë të shenjtë, feste e bashkimi, urimet më të mira dhe të përzemërta për të gjithë besimtarët dhe popullin tonë, duke dëshmuar me krenari një nga vlerat më të mëdha kombëtare, bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare.

Shqiptarët e bashkuar do t'ia dalin, pavarësisht kostove, sfidave e sakrificave që kërkohen, të ndërtojnë një të ardhme të begatë e të sigurt në Atdheun e tyre!”, tha Meta pas takimit.

‘Uroj që edhe politika, - vijoi ai,- të mësojë e të marrë shembull nga mesazhet e mençura që përcjellin klerikët tanë fetarë, për t’u udhëhequr nga fryma e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe interesave madhore kombëtare, për përmbushjen e ëndrrës së anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe heqjen e çdo pengese që e frenon realizimin e saj”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë