Politike

Meta: Falenderojmë partnerët europianë, por konsensusi nuk mjafton për zgjedhje të lira

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përgëzuar vendimin e Këshillit Politik për  konsensusin që arritën palët partiake, por sipas Presidentit kjo nuk është e mjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira.

"Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falënderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre! Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!" thuhet në mesazhin e presidentit Ilir Meta, për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë