Politike

Meta duke pedaluar në det, shigjeton ata që përdorin jahte (video)

Pak kohë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvendin ligjin për heqjen e TVSH për jahtet me argumentin se nuk i përgjigjej nevojave emergjente të vendit.

Të shtunën, Meta përcjell një video në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet duke pedaluar në det, duke shpotitur në të njëjtën kohë ata që pushojnë me jahte e skafe.

“Përshëndetje të gjithëve, më mirë me pedalone se sa me jaht apo skaf në det, sepse i forcon këmbët, për të ngjitur malet më të larta, por edhe nuk harxhon karburant. T’ia kaloni mirë sot“, thotë Presidenti Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë