Politike

Meta: Të zbatohen në mënyrë korrekte rekomandimet e Komisionit të Venecias

“Nuk ka më vend për interpretime. Tani është koha për zbatim korrekt të rekomandimeve te Komisionit të Venecias,”
ka shkruar Presidenti i Republikës Ilir Meta në faqen e tij të “Facebook”.

Më tej kreu i shtetit ka shkruar se është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Meta ka shtuar se rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.
“Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor,” ka shkruar Presidenti.

Më Shumë