Teknologji dhe Inovacion

Meta do të nxjerrë në treg katër palë syze të reja VR deri në vitin 2024

Gjiganti i teknologjisë Meta planifikon të lançojë të paktën katër palë syze të reja VR deri në vitin 2024. Dy palë janë të fokusuara në punën dhe produktivitetin ndërsa dy të tjerat janë versione të reja të syzeve Quest për lojëra.

Syzet për punë thuhet se do të kenë një ekran me rezolucion të lartë për ta bërë më të lehtë leximin e tekstit në sy. Ideja është që ju mund të dërgoni email ose të punoni pa hequr syzet, duke zëvendësuar nevojën për një monitor në tryezën tuaj.

Syzet e reja VR nga Meta.

Gjithashtu, syzet kanë kamera nga jashtë kështu që përdoruesit mund të shohin mjedisin e tyre në kohë reale dhe operatori i sistemit të kufjeve mund të bëjë mbivendosje të ndryshme virtuale në varësi të aplikacionit.

Sensorët e integruar do të jenë në gjendje të bëjnë gjëra të tilla si ndjekja e lëvizjeve të syve të përdoruesit dhe gjurmimi i shprehive të fytyrës. Syzet e reja do të jenë më të rënda se Quest 2 sepse do të kenë një bateri më të madhe në pjesën e pasme dhe do të jenë të dizajnuar për të qenë më të rehatshme për t'u veshur gjatë periudhave të gjata kohore si një ditë e tërë pune. Punonjësit brenda Meta-s i janë referuar këtyre syzeve si një "laptop për fytyrën".

Këto size pritet të dalin në shtator dhe mund të kushtojnë rreth 800 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë