Politike

Meta dekreton ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”; Të nisë zbatimi, pa zvarritje

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i cili parashikon regjistrimin e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse të regjistruara në vend.

Ligji i sapodekretuar është kërkesë e Agjensisë Europiane kundër Pastrimit të Parave, Moneyval.

Presidenti ka kërkuar zbatimin e menjëhreshëm të ligjit dhe pa zvarritur aktet nënligjore.

“Ky ligj nuk duhet të jetë një akt që miratohet vetëm për qëllime raportimi pranë Moneyval, por është me rëndësi themeltare për Shqipërinë, të nisë menjëherë zbatimi i tij dhe transparenca me zotëruesit e aksioneve, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave nxjerrja e akteve nënligjore që mundësojnë fillimin e implementimit, shkroi Meta, në llogarinë e tij në Facebook.

Qeveria ka njoftuar se regjistri do të jetë gati në janar 2021. Mosregjistrimi të dhënave për pronarin ose aksionerin e një kompanie ose organizate jofitimprurese do të dënohet me gjobë  në vlerën 500 mijë lekë. Ndërsa, mosregjistrimi i çdo ndryshimi në të dhënat e regjistruara dhe në dokumentet shoqëruese, dënohet me gjobë në vlerën 250 mijë lekë. Gjithashtu edhe përfaqësuesi ligjor, në rast mosregjistrimi dënohet me gjobë prej 150 mijë lekësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë