Politike

Meta dekreton “5 Qershorin”: Për Kushtetutën, populli të marrë në dorë fatin e tij

Kuvendi miratoi me 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit, por vetëm dje, legjislativi ia ka përcjellë zyrtarisht Ilir Metës për dekretim ligjin e ndryshuar të Kodit Zgjedhor.

“Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme pa asnjë vonesë ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurt të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend”, sqaron zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Përmes zëdhënësit, Presidenti Meta, rithekson edhe një herë se, dialogu politik, gjithëpërfshirës, transparent dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave.

“Për muaj me radhë Presidenti i Republikës ka përsëritur thirrjen që, çdo ndryshim në lidhje me ligje të rëndësishme, duhet të bëhen vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik...

Presidenti Meta do të jetë si gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave të patjetërsueshme, lirive dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimeve të njëanshme, të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifikueshme, si ai i Kushtetutës, që asgjesojnë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë!’, e mbyll mesazhin e Presidentit, zëdhënësi Tedi Blushi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë