Katar 2022

Mesi mes emocionesh: Kupa e të gjithëve, Diego na inkurajoi nga qielli

Gazeta Si - "Nga Grandoli te Botërori i Katarit kanë kaluar gati 30 vjet. Janë gati tre dekada që topi më ka dhënë shumë kënaqësi dhe pak trishtim. Kam pasur gjithmonë ëndrrën që të bëhem kampion bote dhe nuk kam rreshtuar së provuari, edhe pse ndoshta nuk do të vinte kurrë". Leo Mesi, me një postim të gjatë në Instagram, u drejtohet kështu tifozëve për fitimin e Kupës së Botës nga Argjentina.

"Kjo Kupë që kemi fituar, - vazhdon ai më tej, - është për të gjithë ata që nuk e kanë arritur në Botërorët e mëparshëm, si në 2014-ën në Brazil, ku e meritonin plotësisht dhe e donin aq shumë, ashtu si dhe unë. E meritonim në atë finale të mallkuar.

Është edhe e Diegos, që na ka inkurajuar nga qielli. Është e të gjithë atyre që kanë kaluar kohën e tyre pa parë shumë rezultatet, por dëshirën që kemi pasur gjithmonë.

Është natyrisht e gjithë këtij grupi kaq të bukur që është formuar dhe e stafit teknik, e gjithë popullit të Seleçion, që punon ditë e natë për të na i bërë më të lehta gjërat. Shumë herë dështimi është pjesë e rrugëtimit dhe pa zhgënjime është e pamundur të vijë suksesi. Faleminderit nga zemra! Forca Argjentina!” – përfundon Mesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë