Futboll

Mesi komplimenton rivalin e përjetshëm: Kristiano ishte impresionues!

Vitet e fundit ata kanë ndarë “Topin e artë”. Janë dy lojtarët më të mirë në planet, kanë shkruar historinë, duke fituar çdo trofe individual dhe në rang klubesh. Ishin protagonistët absolutë me skuadrat e tyre në kualifikimin për në çerekfinale të Championsit, por rrallë ka ndodhur që Lionel Mesi të komplimentojë publikisht Kristiano Ronaldon dhe anasjelltas. Ata janë rivalë të përjetshëm, megjithatë argjentinasi e ka “shkrirë akullin” dhe ka folur me shumë vlerësim për portugezin.

"Ajo që bëri Kristiano Ronaldo mer Juventusin ishte impresionuese. Ishte një surprizë e madhe, sepse besoja se Atletiko Madrid do të ishte më e fortë në fushë. Por Juventusi u tregua vërtet një ekip i zoti, ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe për Kristianon ishte një mbrëmje magjike me ata tre gola të shënuar”. Këto janë fjalët e Mesit për Ronaldon dhe Juventusin. Argjentinasi shënoi dy gola dhe dha një asist në fitoren e thellë të Barcelonës ndaj Lionit.

Lionel Mesi

Kapiteni i Barcelonës ka dhënë më tej edhe një mendim për shortin e së premtes: "Jo vetëm Juventusi, të gjitha skuadrat e kualifikuara në çerekfinale janë të forta. Të shohim çfarë do të na sjellë shorti, nuk kam preferenca. Edhe Ajaksi më pëlqeu shumë, ka lojtarë të rinj, të cilët treguan se nuk kanë frikë nga asgjë”, - tha ylli i katalanasve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë