Futboll

Mesi dhe Ronaldo bien sërish, Van Dajk në majën e Europës

Më në fund ia doli edhe një mbrojtës. Për herë të parë çmimin “Uefa Best player” e ka fituar një mbrojtës. Holandezi Virxhil van Dajk e mori këtë çmim për herë të parë që nga viti 2011, kur UEFA filloi të jap këtë çmim.

Trofeu që në këto vite ishte fituar vetëm nga Ronaldo dhe Mesi të ndërprerë dy herë nga Riberi dhe Modriç, iu dorëzua Van Dajk pas sezonit mbresëlënës që ai bëri me Liverpulin, ku arriti edhe të fitonte Ligën e Kampionëve. Kjo natë ishte magjike për holandezin, pasi ai më herët u vlerësua nga UEFA me çmimin si mbrojtësi i vitit, edhe pse për këtë vlerësim nuk kishte dyshime, pasi në sezonin e shkuar ai ishte një “kala” e pakalueshme.

Me çmime në këtë mbrëmje në Monako, nga Uefa janë vlerësuar edhe Bejker, Mesi dhe De Jong. Braziliani mori çmimin e portierit të vitit, “pleshti” si sulmuesi më i mirë, ndërsa talenti holandez, mesfushori më i mirë.

Më poshtë lista e plotë e çmimeve të dhëna sonte nga UEFA.

– Futbollisti i vitit UEFA (Virgil Van Dajk)

– Portieri i sezonit 2018/2019 në UEFA Champions League: Alison Beker (Liverpul)

– Mbrojtësi i sezonit 2018/2019 në UEFA Champions League: Virgil van Dajk (Liverpul)

– Mesfushori i sezonit 2018/2019 në UEFA Champions League: Frenki de Jong (Ajaks /Barcelona)

– Sulmuesi i sezonit 2018/2019 në UEFA Champions League: Lionel Mesi (Barcelona)

– Futbollistja e vitit UEFA: Lusi Bronz (Angli)

– Çmimi presidencial: Erik Kantona


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë