Kombetarja

Mesfushori kuqezi në top formë, kërkohet në Serinë A

Emanuele Ndoj është “ylli” i ri i futbollit shqiptar. Mesfushori që prej disa sezonesh aktivizohet në Serinë B me ekipin e Breshias. Ekipi i Ndoj për momentin është në vendin e parë dhe pretendenti kryesor për t’u ngjitur në elitën italiane të futbollit. Ndoj është një lider te Breshia dhe me shumë mundësi të njëjtën gjë do të vazhdojë ta bëjë edhe kur ky ekip të ngjitet në Serinë A.

Por edhe nëse Breshia dështon rrugës dhe nuk ia del që të promovohet në elitën italiane, për Ndoj duke se ngjitja në A është e vulosur. Pas interesimit të Empolit disa javë më parë, mediet italiane këtë herë shkruajnë për një tjetër ekip të Serisë A që interesohet për shërbimet e mesfushorit të kombëtares kuqezi. Sampdoria, e cila këtë sezon po bën shumë mirë, duke qenë rivale për zonën e Europës kërkon që të jetë kompetitive edhe për sezonin e ardhshëm. Një mënyrë për të garantuar këtë vazhdueshmëri shikohet edhe afrimi i shqiptarit Emanuele Ndoj.

Gjatë ndeshjes së fundit Breshia – Karpi, Emanuele Ndoj është vëzhguar në stadium nga agjentë të Samdorias. Dhe vëzhgimi ka qënë një sukses për mesfushorin, pasi çdo gjë shkoi sipas planeve. Ndoj ishte nga më të mirët në fushë, duke dhënë për më tepër edhe një asist çka e bindi Samdorian për ta marrë verën e ardhshme. Nëse Ndoj vazhdon me të këtë formë me siguroi që Samdoria nuk do të jetë i vetmi ekip i interesuar, por mund të bëhemi gati edhe për një ankand të vërtetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë