Moti

Mesdita shton vranësirat. Temperaturat deri në 28°C

Nga Gazeta 'Si'- Territori shqiptar gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, por pas mesditës pritet shtim gradual i vranësirave si fillim në veri dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore-veriperëndimore.

Parashikohet që edhe gjatë natës moti të mbetet i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezente, përjashtuar zonat e bregdetit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të jenë deri në 7°C në zonat malore, ndërsa ulen ndjeshëm maksimalet duke regjistruar vlerën 28°C përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë